|
|
Teksti i këngës:
Këmbë zbathur ullintë,
brigjeve, vetmojnë,
Asnjë fjalë, asnjë lajm,
veç zogj, që vijnë e shkojnë
Vajzë e valave pret...
Këmbë zbathur ullintë,
brigjeve, vetmojnë
Asnjë fjalë asnjë lajm,
veç zogj, që vijnë e shkojnë
Ku je ku je, o ëndërr e mërguar?
Malli po pret dhe loti u tret...
--(Refreni)--
Eja me diellin eja!
Eja dhe përpije detin!
Merre botën, falma qiellin!
Kemi lindur bashkë do vdesim!
--2 herë--
Vajzë e valave pret,
dhe era flet me detin
Përmbi zallin e shkretë,
në heshtje yjet heshtin
Ku je ku je o endër e mërguar?
Malli po pret, dhe loti u tret
---Refreni---
-- 2 herë --
Eja me diellin, eja
eja dhe përpije...
(o falma qiellin...)
Eja me diellin, eja
eja dhe përpije...
(ne bashke do vdesim...)
---Refreni---
-- 2 herë --
*Përgatiti: Sonderaxe
|
|
| |