Studenta jo komunitare qe vijne nga vendet jo komunitare

 

Dokumentacioni qe i duhet derguar Ambasades italiane ne Shqiperi, datat e skadences per tu regjistruar ne Universitet

 

Kerkesa duhet bere vetem ne Ambasaden ose Konsullaten italiane; kerkesa nuk mund te behet drejtperdrejte ne Universitet.

 

Kandidatet mund te paraqesin kerkese vetem per nje kurs studimesh ndermjet atyre qe parashikojne vende per studentat e huaj.

 

Te interesuarit mund te paraqesin kerkese per tu pararegjistruar ne Ambasaden ose Konsullaten italiane duke perdorur modelin A: nga 9 maji deri ne 8 qershor 2003.

Plotesimi i modelit A: keshillohet paraqitja korrekte e Kursit te studimit, duke specifikuar preferencen per nje vend te ndryshem nga Padova (nqs parashikohet); paraqitja ne menyre te qarte e kursit te shkurter nqs kerkohet, duke bashkangjitur çertifikaten e provimeve universitare dhe programet relative (te dyja te perkthyera e te legalizuara) edhe titullin akademik te perkthyer nqs ekziston, legalizimin dhe Deklaraten e te ardhurave. Keshillohet gjithashtu te bashkangjiten edhe çertifikatat qe lejojne te mos behet provimi i gjuhes italiane.

 

 

  1. Diploma origjinale e shkolles se mesme ose çertifikata zevendesuese e parashikuar nga ligji. Te interesuarit duhet te legalizojne dokumentat nga organet kompetente qe kane leshuar dokumentin dhe perkthimin. Dokumenti origjinal do ti kthehet te interesuarve nga Ambasada italiane e paisur me legalizimin e konsullates (perveç rastit kur nuk parashikohet) e Deklarata e te ardhurave. Dokumenti origjinal duhet ti prezantohet Universitetit qe eshte zgjedhur per tu regjistruar.
  2. Deklarata e vleres se titullit: kjo duhet te jete konform modelit E dhe duhet te leshohet nga Ambasada italiane kompetente.  Nuk mund te pranohen Deklarata te vleres te leshuara nga Autoritete te huaja. Nga deklarata e vleres duhet te jete e qarte qe diploma e shkolles se mesme eshte arritur pas te pakten 12 vite studimesh, nota e arritur duke paraqitur noten minimale per te kaluar dhe maksimale te mundshme. Nqs titulli i arritur zgjat me pak se 12 vjete eshte e nevojshme te bashkangjitet nje çertifikate akademike plotesuese: - duke paraqitur kalimin e provimeve te parashikuara per vitin e pare ne rast te 11 viteve te shkolles. – duke paraqitur kalimin e provimeve te 2 viteve te para ne rast te 10 viteve te shkolles. – Mund te pranohet si çertifikate akademike zevendesuese titulli final i studimeve pas shkolles se mesme i arritur ne nje institut jo universitar.
  3. Çertifikate qe paraqet kalimin e provimit te pranimit nqs parashikohet per tu regjistruar  ne Universitet.
  4. Nqs kerkohet shkurtimi i kursit te studimeve dhe pranimi i provimeve per sa i takon studimeve parciale (vetem ne rastin kur titulli i studimeve te jete te pakten 12 vjete shkolle) te bashkangjitet çertifikata e provimeve dhe programet e kurseve perkatese. Çertifikata dhe programet duhet te jene te perkthyera e te legalizuara.
  5. Dokumentacioni per garancine ekonomike dhe sigurimi do te kerkohet nga Ambasada italiane. Prane Ambasades mund te kerkohet informacion ne lidhje me garancite ekonomike dhe sigurimin.  Keshillohet te mbahet kopie e gjithe dokumentacionit  nqs kerkohet edhe nga Kuestura ne momentin e leshimit te lejes se qendrimit (permesso di soggiorno).
  6. Dy fotografi, prej te cilave nje do te autentifikohet nga Ambasada italiane.



 


Do te pranohen me rezerve: ata qe ne momentin e paraqitjes se kerkeses nuk kane akoma ne dispozicion diplomen e shkolles se mesme ose çertifikaten e kalimit te provimit te pranimit nqs parashikohet (perpara dates 31 korrik 2003 duhet ti paraqesin titullin final Ambasades per te marre vizen e hyrjes ne Itali).

 
Ambasada do te dergoje dokumentacionin e kandidateve qe kane paraqitur kerkese per nje nga kurset  e Universitetit te Padoves drejtperdrejte Universitetit; Universiteti do te paraqese listen e kandidateve te pranuar dhe jo te pranuar, dhe provimet qe kandidatet duhet te bejne.

Lista dhe skeda informative ne lidhje me provimet do te jene te gatshme nga 31 korriku 2003 prane Ambasades. Kandidatet e pranuar ne provime mund te kerkojne vizen e hyrjes per motive studimi.
Kujtojme qe vetem kandidatet qe kane kerkuar te regjistrohen ne kurset e studimet me hyrje te kufizuar duhet te derdhin shumen prej Euro 26 prane nje sporteli bankar italian, duke shkarkuar modulin nga interneti ose duke e terhequr nga Zyra per Pararegjistrimet dhe Regjistrimet ne via Venezia 13; keto duhet te paraqesin dokumentin e pageses prane kesaj zyre, duke u drejtuar nga Zyra e Titujve te Huaj, ne menyre qe te terheqin dokumentin e pararegjistrimit dhe te njohin daten, oren, vendin ku do te behet provimi.

I  keshillohet kandidateve te terheqin ne kohe dokumentin e pararegjistrimit.

 

Brenda tete diteve nga hyrja ne Itali studentët duhet te paraqiten ne Kuesturen e qytetit ku do te banojne, e cila do ti leshoje nje leje qendrimi me kohezgjatje sa eshte parashikuar nga viza; kjo leje qendrimi duhet te paraqitet MEDOEMOS ne menyre qe te mund te behen provimet. Leja do te zgjatet per gjithe vitin 2003, pas rezultatit pozitiv te provimeve dhe regjistrimit ne nje kurs studimi.

Çdo informacion ne lidhje me lejen e qendrimit duhet ti kerkohet Kuestures kopetente

 

 

http://www.provincia.padova.it/sportello_immigrazione/stranieri_studio.htm

 

 

Associazione Della Comunità Albanese di Padova e Provincia

C/O Parrocchia Della Natività                                        

Via Bronzetti, 10

35138 Padova

email: associaz.albanese@libero.it